Mehmet Yılmaz
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
BUDAPEST (AA) - Qeveria hungareze, në kuadër të masave ndaj krizës së refugjatëve ka dërguar automjete ushtarake dhe helikopterë në kufirin me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, theksohet se në kuadër të luftës ndaj krizës së refugjatëve në Europë, në rajonet Morahalom, Asotthalom, Domasek, Kelebia dhe Röske në kufirin Hungari-Serbi do të dërgohen automjete ushtarake dhe helikopterë.
Në deklaratën të cilën gjithashtu u theksua se numri i ushtarëve në kufij gjithashtu është rritur në mënyrë të konsiderueshme, theksohet se duke dërguar automjete ushtarake në rajonet e rrezikut është përforcuar mbrojtja e kufirit.
Kohët e fundit masat e marra nga ana e disa shteteve të Ballkanit për shkak të krizës së refugjatëve, përsëri janë drejtuar drejt Hungarisë për të arritur në shtetet perëndimore të Evropës.