Gamze Türkoğlu Oğuz
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
ANKARA (AA) – Aktori i famshëm, komediani Jim Carrey është akuzuar se duke shfrytëzuar pasurinë dhe famën e tij në mënyrë ilegale ka blerë barna për të dashurën e tij Catherion White, e cila gjatë vitit të kaluar ndërroi jetë pasi mori një dozë të madhe të tabletave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton BBC-ja angleze, ish- bashkëshorti i White, Mark Burton akuzoi Carrey se ka shfrytëzuar pasurinë dhe famën e tij për furnizim ilegal të barnave të cilat mund të merren vetëm me recetë.