Atila Altuntaş
20 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
STOCKHOLM (AA) - Ministri i Brendshëm suedez Anders Ygeman, reagoi ndaj vendimit të Danimarkës për pezullimin e pranimit të refugjatëve. Sipas tij, Danimarka duhet të shqyrtojë këtë vendim fatkeq që ka marrë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke kritikuar pezullimin pa afat të Danimarkës për pranimin çdo vit të 500 refugjatëve nga kuota e Kombeve të Bashkuara në një deklaratë për gazetarin e AA-së Ygeman kërkoi që Danimarka të rishikojë vendimin e marrë.