Emin Avundukluoğlu
09 tetor 2015•Përditësim: 09 tetor 2015
BERLIN (AA) - Partia "Alternativa për Gjermaninë" (AfD) për shkak të politikave të ndjekura nga Merkel për refugjatët ka bërë një padi penale ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i Partisë AfD, Alexander Gauland në një deklaratë ka kritikuar qeverinë gjermane e cila lejoi në fillim të shtatorit hyrjen në Gjermani të mijëra refugjatëve të cilët ndodheshin në Hungari. Gauland tha se e "cilësoj Merkelin si trafikante e qenieve njerëzore".
Partia ekstreme e krahut të djathtë AfD njihet me politikat e saj kundërshtuese për refugjatët dhe të huajt. Afd e cila dëshiron ndalimin e ardhjes së refugjatëve dhe ndjekjen e një politike të fortë ndaj tyre, gjtihashtu kërkon edhe mos lejimin e pranimit të familjeve të refugjatëve në Gjermani.