Yusuf Hatip
18 Nëntor 2016•Përditësim: 18 Nëntor 2016
ISLAMABAD (AA) – Gjykata Supreme në Islamabad ka refuzuar ankesën e pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO të cilët u ankuan për vendimin e autoriteteve pakistaneze sipas të cilit 108 mësimdhënës të punësuar në 23 shkolla të lidhura me FETO-n deri më 20 nëntor së bashku me familjet duhet të braktisin vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata Supreme në vendimin e saj theksoi se vazhdimi i vizave për shtetasit turq të cilët janë të punësuar në shkollat “PakTurk”, të lidhura me organizatën terroriste FETO, nuk hyjnë në kuadrin e jurisprudencës, dhe në këtë mënyrë refuzoi ankesën.
Të punësuarit e këtyre shkollave janë dërguar në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Pakistanit.
Në seancën e Gjykatës Supreme morën pjesë edhe zyrtarë të MPB-së pakistaneze, ndërsa ata porositën se “vizat e të punësuarve në shkollat 'PakTurk', lidhur me FETO-n, kanë skaduar më 9 shtator, dhe se askush prej tyre nuk ka dhënë kërkesë për vazhdim”.
Në sqarim po ashtu theksohet se gjyqësori në këtë vend nuk është institucioni që vendos për atë nëse dikujt do t’i vazhdohet viza. Ministri i Punëve të Brendshme të Pakistanit, Codri Nisar Ali Han, më 15 nëntor njoftoi se autoritetet nga 108 mësimdhënës të punësuar në 23 shkolla të lidhura me organizatën terroriste FETO kanë kërkuar që deri më 20 nëntor së bashku me familje të braktisin vendin. Ai shtoi se autoritetet pakistaneze presin që gjithsej rreth 400 persona të braktisin vendin.