Zeynep Hilal Karyağdı
12 Nëntor 2016•Përditësim: 12 Nëntor 2016
MEDENIN (AA) – Më shumë se tre shekuj të vjetra, ndërtesat në qytetin tunizian Medenine dhe Tatavin janë ruajtësit e historisë dhe traditës së kulturës fisnore në juglindje të vendit, ndërsa për shkak të madhështisë njihen edhe si "Pallatet e shkretëtirës", raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra turistë nga të gjitha anët e botës vijnë në rajonin juglindor të Tunizisë për të vizituar pallatet të cilat përfaqësojnë muze në të hapur dhe me shekuj dëshmojnë për traditën, kulturë dhe jetën në këto anë.
Historiani dhe eksperti i kulturës Habib Alcan në një bisedë me gazetarin e AA-së thekson se ndërtesat e mëdha janë ndërtuar me materiale dhe metoda primitive dhe se nga ata mund të lexohen traditat dhe mënyra e jetesës të paraardhësve tanë.
Midis qyteteve Medenin dhe Tatavin ndodhen rreth 160 pallate të shkretëtirës të cilat më të ultat kanë tre, ndërsa më të lartat gjashtë kate.
Duke treguar për madhështinë e këtyre ndërtesave që përmbajnë qindra dhoma, Alcan tha se këto objekte edhe sot tërheqin turistët dhe hulumtuesit nga e gjithë bota, pavarësisht faktit se ato janë injoruar nga autoritetet në Tunizi.
"Vendbanimet në këto zona datojnë nga shekulli i 12-të, ndërsa pallatet që ne i shohim sot janë ndërtuar tre shekuj më parë", tha ai.