Bedrudin Brlyavac
12 Nëntor 2016•Përditësim: 12 Nëntor 2016
SHKUP (AA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump refuzoi pagën presidenciale prej 400 mijë dollarë në vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump më 17 shtator në tubimin e tij në New Hampshire tha se në rast të zgjedhjes së tij si president do të refuzojë pagën që i takon si president.
"Gjëja e parë që do të bëj kur të bëhem president? Do të refuzoj pagën e Presidentit. Kjo për mua nuk është ndonjë gjë e madhe", pati thënë Trump.