Lejla Biogradlija
26 Maj 2025•Përditësim: 27 Maj 2025
Pamjet që pretendohet se janë bërë derisa presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron po zbrisnin nga avioni në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ku ai zhvilloi vizitë zyrtare, janë bërë virale në mediat sociale, transmeton Anadolu.
Në pamjet që u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, personi me xhaketë të kuqe shihet duke e shtyrë Macronin në fytyrë me dorë, teksa hapet dera e avionit që po ulet në Hanoi. Duke vënë re kamerat, Macron buzëqesh dhe përshëndet me dorë.
Në pjesën tjetër të videos, personi që mban veshur xhaketën e kuqe kuptohet se është Brigitte Macron, ndërsa çifti fillon të zbresë shkallët e avionit.
- “Po bënim shaka”, thotë Macron lidhur me videon virale me zonjën e parë
Në lajmin e transmetuesit publik francez "Franceinfo", paraqitet një deklaratë nga Pallati Elysee në të cilën pretendohet se imazhet ishin të rreme, por rrethi i ngushtë i Macronit i ka cilësuar pamjet si një "moment bashkëfajësie" dhe jo si "një grindje e zakonshme midis çiftit".
Një burim nga rrethi i Macronit komentoi gjithashtu pamjet, duke thënë se "Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po qeshnin dhe po relaksoheshin para udhëtimit. Nuk mjaftoi për t'u dhënë teoricienëve të konspiracionit diçka për të menduar".
Ndërkohë Pallati Elysee ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për këtë çështje.