Associated Press
17 Prill 2016•Përditësim: 18 Prill 2016
VATIKAN (AA) – Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku u lut për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që ditët e fundit kishte goditur Japoninë dhe shtetin e Amerikës së Jugut, Ekuadorin, raporton Anadolu Agency (AA).
Së bashku me mijëra besimtarë të mbledhur në meshën e sotme në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Françesku u lut për viktimat e tërmetit.
Dy tërmete kanë goditur Japoninë javën e kaluar me ç'rast humbën jetën të paktën 41 persona. Mbrëmë, pjesët bregdetare të Ekuadorit u goditën nga një tërmet shkatërrues me fuqi prej 7.8 ballë sipas shkallës së Rihterit. Në këtë tërmet jetën e humbën të paktën 77 vetë dhe u plagosën mbi 570 të tjerë.