Ekip
13 Maj 2017•Përditësim: 14 Maj 2017
FATIMA (AA) - Papa Françesku ka shtuar dy fëmijët në listën e shenjtorëve katolikë, për nder të një vëllai dhe motre të cilët pas shfaqjes së Virgjëreshës Mari njëqind vjet më parë në një fermë të qytetit portugez Fatima, e kanë shndërruar atë në një nga tempujt më të rëndësishëm katolik në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Papa ka shenjtëruar Francisko dhe Jacinto Marto në fillim të meshës të së shtunës me çka kanë shënuar edhe njëqind vjetorin e shfaqjes. Qindra mijëra pelegrinë ishin në vend, prej të cilëve shumica e tyre e kanë kaluar ditën në Fatima duke u lutur për paqe, para shtatores së Madonnas. Të pranishmit duartrokitën me admirim, pasi Papa Françesku lexoi deklaratë rituale për shpalljen shenjtorë të vëllait dhe motrës Marto.
Vëllai, motra dhe kushërirja e tyre, Lucia de Jesus dos Santos, më 13 mars 1917 lajmëruan se Virgjëresha Mari u shfaq para tyre, ndërsa kullosnin delet. Ata thanë se u ka treguar në besim tre sekrete, parashikoi vizionin apokaliptik të ferrit, luftës, komunizmit dhe vdekjen e Papës dhe u bëri thirrje që të luten për paqe në botë dhe faljen e mëkateve.
Francisco dhe Jacinta Marto vdiqën në vitin 1919, gjatë një epidemie të gripit.