Ekip
15 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
ECATEPEC (AA) - Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, u bëri thirrje qytetarëve të Meksikës të shndërrojnë shtetin e tyre në vend të premtuar nga i cili nuk do të ketë nevojë të emigrohet, dhe të punohet në mënyrë që të mos ketë varfëri dhe mjerim, shkruan Anadolu Agency (AA).
Papa i bëri këto thirrje gjatë një meshe në Meksikë në të cilën ishin të pranishëm rreth 300.000 besimtarë katolik, më konkretisht në Ecatepeka, që është paralagje e kryeqytetit meksikan, ku dhuna, tregtia me drogën, vrasjet dhe rrëmbimet janë pjesë e jetës së përditshme.
"Me djallin nuk ka dialog . Vetëm fuqia e Zotit mund të ngadhënjejë” tha kreu i Kishës Katolike.