Ekip
28 Korrik 2019•Përditësim: 30 Korrik 2019
Papa Françesku i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë shpejtë dhe me vendosmëri në mënyrë që të parandalohen vuajtjet e reja të emigrantëve në detëra, raporton Anadolu Agency (AA).
Papa sot u lut për emigrantët, vetëm disa ditë pasi në afërsi të bregdetit të Libisë, në Detin Mesdhe, humbën jetën rreth 150 emigrantë.
Kreu i Kishës Katolike nga sheshi i Shën Pjetrit u bëri thirrje besimtarëve që të luten për viktimat dhe për familjet e tyre.
Papa bëri thirrje që të veprohet shpejtë dhe me vendosmëri në mënyrë që të parandalohen tragjeditë dhe të gjithëve t'u garantohet siguri dhe dinjitet.
Apeli i tij ndaj komunitetit ndërkombëtar vjen disa ditë pasi një anije e Rojes italiane me 130 emigrantë të shpëtuar u ankorua në Sicili.
Italia nuk lejon arritjen e emigrantëve nëse vendet e tjera nuk i pranojnë ato.