Muhammed Bilal Kenasari
16 Gusht 2017•Përditësim: 16 Gusht 2017
UASHINGTON (AA) – Departamenti Amerikan i Shtetit, duke përmendur rreziqet e arrestimit dhe të ndalimit, paralajmëroi qytetarët amerikanë për udhëtimet që do t’i bëjnë në Iran, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky institucion publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me paralajmërimin për udhëtim në Iran. “Duke filluar nga personat që kanë shtetësi të dyfishtë të SHBA-ve dhe të Iranit, shtetasit e SHBA-ve janë përballë rrezikut të arrestimit dhe ndalimit në Iran”, thuhet në deklaratë.
Duke iu propozuar shtetasve që do të udhëtojnë që t’i shtyjnë udhëtimet e tyre, në deklaratë thuhet se shtetasit e SHBA-ve po arrestohen dhe ndalohen “pa të drejtë” në Iran.
Në deklaratë theksohet se SHBA-ja nuk ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë diplomatike dhe konsullore me Iranin, por që ambasada e Zvicrës në Taheran po i mbron të drejtat e shtetasve të SHBA-ve në këtë vend.