Fuat Kabakçı
16 Gusht 2017•Përditësim: 16 Gusht 2017
PEKIN (AA) –Ministri i Jashtëm kinez, Vang Yi, ka porositur se është prioritare që çështja bërthamore në Gadishullin Korean të zgjidhet me rrugë paqësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze theksohet se ministri Vang dje ka realizuar bisedë telefonike me homologun rus, Sergei Lavrov dhe atë gjerman, Sigmar Gabriel, ku temë e diskutimit ishte Koreja e Veriut.
Vang gjatë bisedës, ka porositur se zgjidhja e problemit në mënyrë paqësore është në interes të përbashkët dhe prioritet për të gjitha palët.
Ai theksoi se është e domosdoshme që administrata amerikane dhe Pheniani të përmbahen nga deklaratat provokative, dhe se nuk duhet lejuar shtimin e tensionit në portën e Kinës dhe Rusisë.
Po ashtu edhe kryediplomati rus, Lavrov, ka thënë se zgjidhja e çështjes bërthamore të Koresë së Veriut me mjete ushtarake është e papranueshme, dhe se në vend kësaj duhet të shfrytëzohen mjetet politike dhe diplomatike.
Ministri gjerman, Gabriel gjatë bisedës me Vang ka thënë se Koreja e Veriut për të mos dalë nga kontrolli, duhet të nxjerrë mësim nga historia e Evropës.
Gabriel ka vlerësuar të gjitha përpjekjet të cilat janë ndërmarrë nga Kina në drejtim të zgjidhjes së çështjes bërthamore në Gadishullin Korean.