Zuhal Demirci
23 janar 2018•Përditësim: 23 janar 2018
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në kryeqytetin e Francës, Paris, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu i cili ndodhet në Paris për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm me temën “Partneriteti Ndërkombëtar Kundër Mosndëshkimit të Përdorimit të Armëve Kimike”, është takuar me homologun e tij amerikan, Tillerson.