Hasan Tosun
05 Qershor 2016•Përditësim: 06 Qershor 2016
VJENË (AA) - Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, ka theksuar se Bashkimi Eruropian duhet të mbajë refugjatët në qendrat e paraburgimit në ishuj, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë botuar në gazetën "Dei Presse", Kurz tha se BE-ja duhet të ndjekë shembullin e Australisë e cila thyen guximin duke i mbajtur refugjatët në ishuj.
Kurz duke rikujtuar se një model i ngjashëm është përdorur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të në SHBA ku refugjatët e mbërritur në New York u dërguan në ishujt Ellis, ai tha se "Sigurisht që modeli i Australisë nuk mund të zbatohet plotësisht, por ai mund të zbatohet në Europë me të njëjtin princip."