Onur Usta
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Situata në qendër të Saint-Denis në veri të Parisit mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe qytetarët kanë shfaqur shqetësimet e tyre për kaosin gjatë operacioneve policore gjatë së cilës pati përleshje disa orëshe me terroristët në një objekt, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i madh i policëve dhe ushtarëve patën bllokuar qendrën e Saint-Denis dhe ndërtesën e Komunës, kurse pjesa më e madhe e banorëve situatën e kanë monitoruar nga shtëpitë e tyre nëpërmjet mediave. Për shkak të bllokadës totale shumica e njerëzve nuk mundën të shkonin në punë.
Punëtori i ndërtimit, Rexhep Beytemur (36), i cili jeton në rrugën Jean-Jaures, për AA tha se ishte tronditur për shkak të asaj që ndodhi sot në mëngjes në këtë vend.