Fatma Esma Arslan
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Në periferi të rajonit Saint-Denis në veri të Parisit ka përfunduar operacioni i policisë në lidhje me sulmet në kryeqytetin francez, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë Stephan Le Foll, njoftoi se ka përfunduar operacioni i nisur në orët e para të mëngjesit një kilometër në afërsi të stadiumit 'Stade de France' ku më 13 nëntor u kryen dy sulme me bombë gjatë ndeshjes Francë-Gjermani.
Në një deklaratë me shkrim nga Prokuroria e Paristi ishte njoftuar se një grua terroriste kishte humbur jetën pasi kishte hedhur veten në ajër pas aktivizimit të bombës në trupin e saj.
Nga ana tjetër policia njoftoi se një terrorist i dytë ishte vrarë nga forcat e policisë, ndërsa gjatë operacioneve ishin arrestuar 7 persona.
Ndër të tjera theksohet se në operacion janë plagosur lehtë 5 policë, ku dhe prefekti i zonës për shtypin francez ka konfirmuar se gjatë operacioneve nuk është plagosur asnjë civil.
Në rajon vërehet një numër i madh i zjarrëfikësve dhe ambulancave, ndërsa kanë nisur punimet për evakuimin dhe normalizimin e situatës pas përfundimit të operacionit.
Forcat e sigurisë pohuan se operacioni kishte si objektiv arrestimin e Abdelhamid Abaaoud i cili njihet si Ebu Omer dhe i cili dyshohet se ka dhënë urdhërin e sulmit të dy terroristëve në sulmin e Parisit, ndërsa theksohet se nuk janë dhënë informacione në lidhje me çështjen nëse është arrestuar apo jo Abaaoud.
Në sulmet terroriste më 13 nëntor në Paris u vranë 129 persona, dhe u plagosën 352 të tjerë.