Rahmi Gündüz
30 Mars 2017•Përditësim: 30 Mars 2017
PARIS (AA) - Në kryeqytetin e Francës në Paris, vazhdojnë protestat edhe në ditën e tretë kundër vrasjes nga policia të emigrantit kinez të moshës 56 vjeçare, Shaoyo Liu, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra emigrantë me prejardhje aziatike, shumica e të cilëve ishin kinezë, në ditën e tretë të protestës ndaj policisë u mblodhën përballë ndërtesës së komunës, i cili ndodhet qendër të qytetit.
Më shumë se 300 protestues, shprehën reagimet e tyre ndaj forcave të sigurisë me sloganin “polic vrasës”.