Gökhan Kavak
30 Mars 2017•Përditësim: 30 Mars 2017
ADIS ABEBA (AA) - Në Nigeri, si pasojë e epidemisë së meningjitit, jetën e kanë humbur 269 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Nigeri, njoftoi që sëmundja e meningjit e cila është përhapur në vend ka shkaktuar vdekjen e shumë personave.
"Në 15 shtetet e Nigerisë, në disa javë të fundit 1.828 persona janë infektuar me sëmundjen menengjit ku 269 prej tyre humbën jetën", thuhet në deklaratën e qendrës.