Gökhan Kurtaran
13 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
LONDËR (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se duhet të vazhdojë partneriteti mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian përballë kërcënimeve të sigurisë në rritje tha se "Nuk është opsion të vazhdohet rruga vetëm", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një artikull të shkruar për "The Guardian", një prej gazetave prestigjioze të Britanisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se "Po përballemi me vështirësitë më të mëdha të sigurisë së epokës sonë. Tani nuk është koha për të vënë në dyshim vlerën e partneritetit mes Evropës dhe SHBA-së."
Duke vënë në dukje se partneriteti mes BE-së dhe SHBA-së ka qenë burim i paqes, lirisë dhe mirëqenies në 67 vitet e fundit Stoltenberg, ka theksuar se "Në saje të këtij partneriteti frikësuam Bashkimin Sovjetik dhe i dhamë fund luftës së ftohtë. Kjo duke mundësuar integrimin në Evropë ka krijuar një ambient të pashembullt të paqes dhe të pranisë që kemi sot."
Ndër të tjera pasi ka theksuar se duhet të vazhdojë duke u rritur bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së Stoltenberg tha se "Në këto kohë të pasigurta kemi nevojë për një udhëheqje të fortë amerikane. Kemi nevojë gjithashtu që edhe evropianët të mbajnë mbi shpatulla pjesën e drejtë të kësaj barre. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se ne duhet të kuptojmë vlerën e partneritetit midis Evropës dhe Amerikës. Kjo është ende e nevojshme. Ne duhet të rritim ato gjëra që na bashkojnë, se sa të thellojmë dallimet tona. Vazhdimi i rrugës të vetëm nuk është një opsion as për Shtetet e Bashkuara dhe as për Evropën."