Ekip
13 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
BUENOS AIRES (AA) - Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë sipas Rihterit ka goditur të dielën pjesën verilindore të Argjentinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti u regjistrua në orën 8.00 sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra e tij ndodhej rreth 26 kilometra në veri-lindje nga Chilecito pranë kufirit me Kilin.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 100 kilometra, dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për viktima dhe dëme materiale.