Dejan Maksimoviç
22 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
LIVERPOOL (AA) – Shtëpia e klubit futbollistik Liverpool, stadiumi Anfield, pas një pauze 19 vjeçare përsëri do të jetë nikoqir i një eventi të sportiit të ragbit. Njëherësh kjo do të jetë hera e tretë që në këtë stadium të kultit do të luhet ndeshje ragbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Anfield do të mirëpret finalen e turneut "Katër kombet” në të cilin për trofeun prestigjioz do të luftojnë kombëtaret e Anglisë, Skocisë, Zelandës së Re dhe Australisë.
Ndëshjet do të luhen mes datave 28 tetor dhe 20 nëntor.
Përveç Anfield-it për zhvillim të ndeshjeve është përzgjedhur edhe stadium olimpik në Londër ku do të luhet sfida mes Anglisë dhe Australisë më 13 nëntor.
Ndeshjet tjera do të zhvillohen në Hull, Coventry, Huddersfield dhe Workington.