Hüseyin Burak Demirer
06 prill 2016•Përditësim: 06 prill 2016
ANKARA (AA) - Ndeshjet e para të çerekfinales së UEFA Ligës së Evropës do të fillojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para të çerekfinales në turneun e dytë më të madh të nivelit të klubeve të futbollit të Evropës, do të luhen nesër. Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 prill.
Programi i ndeshjeve të UEFA Ligës së Evropës të cilat do të zhvillohen në ora 22.05 është siç vijon:
Braga (Portugali) - Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
Villarreal (Spanjë) - Sparta Prag (Çeki)
Athletic Bilbao (Spanjë) - Sevilla (Spanjë)
Borussia Dortmund (Gjermani) - Liverpool (Angli)