Mohamad Misto,Mahmut Geldi
17 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
DAMASK (AA) - Në Madaya, që gjendet në perëndim të Damaskut në Siri dhe me muaj është nën bllokadën e forcave të regjimit dhe Hizbullahut, pas arritjes së ndihmave kanë humbur jetën edhe 7 persona të tjerë për shkak të mungesës së ushqimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeku i spitalit fushor në Madaya, Halid Muhammed, për gazetarin e AA-së tha se pas hyrjes së autokolonës së fundit me ndihma, për shkak të mungesës së ushqimit kanë humbur jetën edhe 7 persona të tjerë.
Muhammed, i cili theksoi se qendrat shëndetësore nuk kanë arritur t'iu përgjigjen nevojave, shtoi se rajoni po përjeton një mungesë serioze të ushqimit dhe se ka më shumë se 300 pacientë në gjendje kritike.
Duke njoftuar se ndihma ushqimore e bërë nuk është e mjaftueshme, Muhammed theksoi se bllokada duhet plotësisht të hiqet që pacientët në Madaya të mund të marrën trajtim mjekësor në spitale të pajisura plotësisht.
Pas disa muajsh, të hënën për herë të parë arriti autokolona me ndihma humanitare të hyjë në Madaya.