Erbil Başay,Cüneyt Karadağ,Aslı Aral
22 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
BERLIN/LONDËR (AA) - Njoftohet se pas shpërthimeve të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, janë rritur masat e sigurisë në aeroporte të ndryshme të Gjermanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Policisë Federale, Christian Altenhofen, në deklaratën e tij për Agjencinë e Lajmeve Gjermane (DPA), theksoi se janë forcuar masat e sigurisë në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt.
Altenhofen transmetoi se punonjësit e policisë janë në gatishmëri dhe është rritur numri i policëve në rajonet specifike.
Theksohet se edhe "tarraca e vizitorëve" në aeroportin Berlin-Tegel është mbyllur, ku numri i policëve është rritur.
Ndërkohë theksohet se për momentin nuk do të niset asnjë avion nga Berlini që ka për qëllim që të shkojë në Bruksel.