Gülbin Yıldırım
22 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) - Pretendohet se pas një ulje prej 100 milionë dollarë pasuria totale e presidentit amerikan, Donald Trump, ka rënë në 2.9 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas parashikimeve të Bloomberg, theksohet se transferimi i Trumpit nga miliarder i pasurive të patundshme në postin e presidentit amerikan nuk ka ndikuar mirë për pasurinë e tij.
Indeksi i miliarderëve të Bloomberg i cili është përgatitur duke patur parasysh raportet financiare vjetore, të dhënat bankare, dokumentet mortgage dhe vlerësimet e tregut, tregon që vlera totale e aseteve të Trumpit nga 3.0 miliardë dollarë kanë rënë në 2.9 miliardë dollarë.
Bloomberg, në përllogaritjet e tij ka njoftuar se ka marrë në konsideratë edhe deklarimin e pasurisë që Trump ka paraqitur në Zyrën e Etikës të Qeverisë së SHBA-ve. Sipas deklarimit në fjalë, Trump nga periudha janar-2016-prill 2017 ka arritur të fitojë të paktën 596 milionë dollarë për 16 muaj.
Në rënien e pasurisë së Trump theksohet se kanë ndikuar edhe performanca jo e mirë e të ardhurave të disa pronave që ndodhen pranë Trump Tower në Nju Jork.