Murat Ünlü
22 Qershor 2017•Përditësim: 22 Qershor 2017
PARIS (AA) - Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do t'i shkatërrojnë të vetëm në rast se përcaktojnë vendin e depove të armëve kimike në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Macron ka dhënë një intervistë të përbashkët për disa media me qendër në Evropë, duke përfshirë në mesin e tyre edhe "Le Figaro".
Pyetjes nëse do të ndërhyjë Franca e vetme nëse kalohet vija e kuqe në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri, Macron i është përgjigjur se "Po. Nëse zbulohet se përdoret armë kimike dhe nëse arrijmë të përcaktojmë pikën e daljes atëherë Franca do të ndërmarrë sulme për të shkatërruar depot e armëve kimike të përcaktuara".
Duke theksuar se nevojitet një rrugë diplomatike dhe politike në çështjen e Sirisë, Macron, ka njoftuar se me mënyra ushtarake nuk do të jetë e mundur gjetja e një zgjidhjeje.
Pasi ka shtuar se do të luftojnë deri në fund me grupet terroriste, ku dhe sulmet terroriste e kanë burimin nga këto rajone, Macron tha se "Për t'i çrrënjosur ata kemi nevojë për ndihmën e gjithëve, kryesisht të Rusisë." Ai ka pohuar se stabiliteti i Sirisë është i rëndësishëm dhe ka tërhequr vëmendjen se grupet terroriste tregojnë prani në shtetet të cilat nuk mund të drejtojnë veten e tyre.
Gjithashtu duke theksuar se përdorimi i armëve kimike dhe mos sigurimi i ndihmave humanitare për të është një vijë e kuqe, Macron ka shtuar se këto çështje ia ka shprehur hapur edhe presidentit rus Vladimir Putin. "Përdorimi i armëve kimike do të ketë kundërpërgjigje, madje vetëm nga Franca", ka shtuar ndër të tjera Macron.