Kasım İleri
15 Korrik 2016•Përditësim: 15 Korrik 2016
WASHINGTON (AA) – Një ditë pasi që agjencia e lajmeve të organizatës terroriste DAESH ka konfirmuar vrasjen e njërit nga komandantët kryesorë të saj, Omar al-Shishani, Pentagoni ka pranuar se ministri i luftës së DAESH-it, nuk është vrarë në mars, siç thonin raportet kontradiktore të inteligjencës, por në korrik, raporton Anadolu Agency.
Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook tha se Al-Shishani u sulmua dhe u vra në operacionin e kryer më 10 korrik afër Mosulit me 16 udhëheqës të tjerë të DAESH-it.