Safvan Allahverdi
18 Tetor 2017•Përditësim: 18 Tetor 2017
WASHINGTON (AA) – Ka mbetur edhe vetëm pak që qyteti i Rakës, kryeqyteti i vetëshpallur i DEASH-it në Siri, të çlirohet i tëri nga prania e forcave terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmin e ka konfirmuar Pentagoni, i cili thotë se pas mbi katër muajsh të luftimeve, DAESH-i ka filluar të humb. "Aktualisht, ISIS-i (DEASH-i) ka humbur kthetrat në Siri. Kur janë bërë mbi katër muaj luftime, mund të themi se Raka është çliruar në mbi 90 për qind të territorit të saj", deklaroi koloneli i koalicionit anti-DEASH, Ryan Dillon.
Forcat Demokratike Siriane (FDS), që gëzojnë mbështetjen e SHBA-ve, janë këmbëngulëse në deklaratat e tyre publike në të cilat thonë se DEASH-i është mposhtur në Raka, dhe se tashmë kontrolli mbi qytetin ka ndryshuar.
Në komentet e tij, koloneli Dillon hezitoi të shpallë fitoren e plotë, meqë sipas tij operacionet do të vazhdojnë në disa pjesë të qytetit. "Presim që Forcat Demokratike Siriane të godasin xhepat e rezistencës për të çliruar pjesët e fundit të qytetit”, tha ai.
SHBA-të kanë përkrahur disa grupe të milicive arabe që luftonjë nën ombrellën e FDS-së, përfshirë edhe PKK/PYD-në të cilën Ankaraja zyrtare e konsideron si degë të organizatës terroriste PKK, e cila lufton shtetin turk.
Çlirimi eventual i Rakës krijon një situatë në të cilën SHBA dhe Rusia do të detyrohen të bashkëpunojnë në Siri, atje ku regjimi i Bashar al-Asadit gëzon mbështetjen e Moskës.
Dillon pranoi një javë më parë është realizuar një takim mes zyrtarëve rusë dhe koalicionit anti-DEASH ku është biseduar për operacionet ushtarake në Siri.