Kasım İleri
10 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Pentagoni ka bërë të ditur se lideri i DAESH-it në provincën Anbar të Irakut është vrarë javën e kaluar gjatë një sulmi ajror të kryer nga SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Pentagonit Peter Cook tha se avionët e koalicionit anti-DAESH kishin vënë të premten në shënjestër Shaker Wahib al-Dulaimin, i njohur ndyshe me pseudonimin Abu Waheeb.
“Sulmi në afërsi të vendit Ruthba ishte i suksesshëm duke lënë të vdekur Abu Waheeb-in dhe tre xhihadistë tjerë të DAESH-it”, tha ai për të shtuar se militantët ishin shfaqur më herët në disa video duke kryer ekzekutime.