Zehra Ulucak
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
ANKARA (AA) - Policia e Perusë qëlloi në ajër një avion i cili është konstatuar se po transportonte drogë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave lokale, zyrtarët bënë të ditur se në avionin e rrëzuar në Luginën Pichis Palcazu, është gjetur 70 kilogramë kokainë.
Piloti i avionit, 58 vjeçari qytetari Bolivian është arrestuar në gjendje të plagosur, ndërsa një trafikant droge për të cilin mendohet se është kolumbian ka arritur të arratisej.
Në videon e forcave të sigurisë, shihet se në përleshjen të ndodhur mes policisë dhe trafikantëve të drogës është qëlluar avioni dhe pas goditjes ka rënë në tokë.