Bakir Tiro
20 Mars 2020•Përditësim: 20 Mars 2020
Pishtari Olimpik sot mbërrin në Tokio, në të cilën prej 25 korrikut deri më 9 gusht të këtij viti duhet të mbahen Lojërat e 32-ta Olimpike Verore, raporton Anadolu Agency (AA).
Pishtari Olimpik do të kalojë në mbarë Japoninë, pasi e morën organizatorët e Olimpiadës të enjten në Athinë, në ceremoninë që u mbajt pa publik për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në stadiumin olimpik ”Panatinaiko” në Athinë, në të cilën u mbajtën lojërat e para në vitin 1896, përfaqësuesit të Këshillit organizativ të Olimpiadës në Tokio ia dorëzoi pishtarin presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spiros Capralos.