Ali Makram Ghareeb
01 Tetor 2021•Përditësim: 02 Tetor 2021
Organizata terroriste PKK synon të destabilizojë Turqinë dhe Irakun, deklaroi një zyrtare irakiane të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA, Lilyen Muhammad, deputetja e Mosulit e partisë Fronti Turkmen i Irakut (FTI), potencoi praninë e PKK-së në Mosul dhe Sinxhar në veri të Irakut, gjë që kërcënon sovranitetin e Irakut.
Ajo theksoi se prania e grupit terrorist në rajon e detyron Turqinë të kryejë operacione ndërkufitare për hir të sigurisë dhe stabilitetit të kufirit.
Duke theksuar rëndësinë e kërcënimit të paraqitur nga PKK, Muhammad tha se Turqia dhe Iraku, si vende fqinje, duhet të bashkëpunojnë në fushën e sigurisë për t'i dhënë fund pranisë së grupit terrorist në veri të Irakut.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
Organizata terroriste shpesh fshihet në veri të Irakut, përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.