Mehmet Alaca
26 gusht 2022•Përditësim: 26 gusht 2022
Njoftohet se Policia në Australi këtë muaj ka sekuestruar 1,8 ton drogë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet në deklaratën e tyre njoftuan se droga e quajtur metamfetaminë, e cila erdhi në Sydney nga Lindja e Mesme, dërgohet duke u fshehur në kallëpe mermeri.
Në fillim të këtij muaji tre persona u arrestuan pasi 748 kilogramë drogë u gjetën të fshehura në 24 kontejnerë që mbërritën në Portin e Botany.
Javën e kaluar, në 19 kontejnerë që mbërritën në të njëjtin port, u gjetën 1.060 kilogramë meth. Thuhet se drogat e fshehura me të njëjtën metodë janë dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shefi i policisë John Watson e cilësoi sasinë e drogës meth si “të habitshme” dhe deklaroi se për sa i përket burimit të drogës, fokusi i tyre do të jetë rajoni i Lindjes së Mesme, por nuk do ta kufizojnë atë vetëm në këtë rajon.
Rreth 1,8 ton meth u kapën në Australi në prill 2019, i cili u dërgua nga Bangkoku në Melbourne i fshehur brenda altoparlantëve.