Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout,Hacer Başer
09 Dhjetor 2017•Përditësim: 10 Dhjetor 2017
JERUSALEM (AA) – Policia izraelite ka filluar të mbledhë letërnjoftimet e atyre që hyjnë në Mesxhid-i Aksa, i cili ndodhet në Jerusalemin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyrtari për Media i Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas ed-Debs thuhet se “Policia izraelite mbledh letërnjoftimet e të gjithë atyre që hyjnë në Mesxhid-i Aksa”.
Ndërkaq, nuk ka deklarata nga policia izraelite lidhur me arsyen e praktikës në fjalë.