Halit Süleyman
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
DAMASK (AA) - Mësohet se forcat e regjimit të Asadit kanë ndërmarrë një sulm me 11 raketa ndaj vendbanimeve në rajonin Duma në lindje të Damaskut, ku si pasojë kanë humbur jetën 47 persona dhe janë plagusor 100 të tjerë raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile mësohet se forcat e regjimit kanë qëlluar me 11 raketa vendbanimet në rajonin Duma e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve në zonën Guta Lindore të Damaskut.
Zyrtarët të cilët kanë theksuar se si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 47 persona duke përfshirë mes tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur 100 të tjerë, kanë transmetuar gjithashtu se të plagosurit janë drëguar nëpër spitalet me ambulanca dhe mjete të tjera për të marrë mjekim.