Hüseyingulu Hüseyinzade
07 Prill 2022•Përditësim: 08 Prill 2022
Zëvendësministrja e Polonisë për Fondet dhe Politikat Rajonale, Malgorzata Jarosinska-Jedynak tha se numrin e refugjatëve ukrainas që mund të qëndrojnë në Poloni e kanë rritur nga 2.8 milionë në 7.3 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).
Jedynak në deklaratën e saj tha se Polonia deri më tani ka pranuar rreth 2.5 milionë refugjatë ukrainas.
Ajo theksoi se një pjesë e refugjatëve ukrainas kanë shkuar në vende tjera. Sipas analizave të bëra në rast të vazhdimit të luftës 11 milionë ukrainas mund të braktisin vendin e tyre.
Jedynak tha se mund të mirëpresin më shumë refugjatë. "Vlerësojmë se 7.3 milionë refugjatë mund të qëndrojnë në Poloni", tha ajo.
Të dhënat e OKB-së tregojnë se të paktën 1.563 civilë u vranë dhe 2.213 u plagosën gjatë luftës ruso-ukrainase në Ukrainë. Më shumë se 4.27 milionë civilë kanë ikur në vendet fqinje.