Qays Abu Samra,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
RAMALLAH (AA) - Instituti Qendror i Statistikave të Palestinës njoftoi se popullsia e palestinezëve në Palestinë dhe në shtetet tjera është përafërsisht 12,37 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga instituti thuhet se numri i popullsisë së palestinezëve në Palestinë dhe në vendet e tjera është përafërsisht 12,37 milionë, më pas shtohet se 4 milionë e 750 mijë prej këtij numri jetojnë në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe Rripin e Gazës. Më tej theksohet se në Izrael gjenden 1 milionë e 470 mijë, në shtetet arabe 5 milionë e 460 mijë, ndërsa në vendet tjera 685 mijë palestinezë.
Në Bregun Perëndimor thuhet se gjenden 2 milionë e 900 mijë palestinez, ndërsa në Rripin e Gazës 1 milionë e 850 mijë, 42,8 përqind të kësaj popullsie është në pozitën e refugjatëve.
Numri i palestinezëve të cilët jetojnë në tokat historike të Palestinës duke përfshirë Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës ka tejkaluar 6 milionë e 220 mijë, ndërsa sipas të dhënave statistikore zyrtare të Izraelit popullsia e hebrenjve e ka kaluar shifrën 6 milionë 34 mijë.
Në raportet e Instituti Qendror të Statistikave të Palestinës theksohet se nëse merret parasysh shkalla e lindjeve në Palestinë, numri i hebrenjve dhe palestinezëve në tokat palestineze në fund të vitit 2017 do të jetë i barabartë.