Melda Altakhan
30 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
SEUL (AA) - Agjencia zyrtare e lajmeve KCNA bëri të ditur se Sekretari i Partisë së Punës në Korenë e Veriut, Kim Yang-gon dje në mëngjes ka humbur jetën në një aksident rrugor, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftohet se për Yang-gon i cili njihet si "miku më i ngushtë dhe shoku besnik revolucionar" i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un nesër do të organizohet një funeral zyrtar ku do të marrin pjesë 80 persona. Në këtë funeral do të marrë pjesë edhe lideri Kim Jong-un.
Nuk janë dhënë informacione të tjera në lidhje me aksidentin e Yang-gon i cili ishte kreu i departamentit përgjegjës për negociatat e vendit me Korenë e Jugut. Ky rast shkaktoi spekulime në mediat e Koresë së Jugut. Ndërsa zyrtarët e këtij vendi nuk kanë komentuar në lidhje me këtë çështje.