Ali Cura
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
KIEV (AA) - Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, duke theksuar se çështja e Krimesë ka përfunduar në vitet 1954 dhe 1991, tha se "Krimeja ishte e Ukrainës, është e Ukrainës dhe do të jetë e Ukrainës", raporton Anadolu Agency (AA).
Poroshenko në fjalimin vjetor të tij në seancën plenare të hapjes së parlamentit, bëri vlerësime në lidhje me krizën në lindje të vendit dhe për Krimenë.
Ai duke theksuar se njësitë ruse dhe separatiste në Donbas përbëhen nga 38.500 persona dhe në njësinë gjenden më shumë se 600 tanke, 1.250 automjete ushtarake të blinduara, 750 sisteme të artilerisë dhe rreth 300 raketa hedhës me shumë tyta, u shpreh se duhen vazhduar sanksionet kundër Rusisë.
"Me rëndësi është që të përforcohet mbështetja e koalicionit ndërkombëtar ndaj Ukrainës, të parandalohet heqja e sanksioneve kundër Rusisë deri sa të rivendoset integriteti territorial i Ukrainës", tha Poroshenko.