Furkan Naci Top
06 Shtator 2016•Përditësim: 07 Shtator 2016
ATHINË (AA) - Zëvendësministri grek i Politikave të Migracionit, Yannis Muzalas, në lidhje me deklaratën e Gjermanisë se "mund të rikthejnë refugjatët në Greqi" tha se "Deklarata të tilla janë produkt i politikës së brendshme para zgjedhjeve në Gjermani", raporton Anadolu Agency (AA).
Muzalas, pasi ka marrë pjesë në një program në radio, ka folur për deklaratat e ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Thomas De Maiziere, ku ai kishte theksuar se Evropa ka ndihmuar shumë Greqinë në çështjen e refugjatëve dhe se Athina në kuadër të marrëveshjes së Dublinit duhet të ripranojë refugjatët.