Alma Çekovic
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
KIEV (AA) - Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko përshëndeti fitoren e mbrëmshme të përfaqësueses së vendit të tij Jamala në Eurovizion me këngën "1944", e cila flet për dëbimin e tatarëve të Krimesë gjatë kohës së Stalinit, duke e quajtur atë "të jashtëzakonshme", raporton Anadolu Agency (AA).
"Po!!! Fitore e jashtëzakonshme dhe performansë! E gjithë Ukraina u dërgon falënderim të përzemërt Jamala", ka shkruar Poroshenko në profilin e tij në Twitter.
Me emrin e vërtetë Susana Jamaladynova, 32-vjeçarja tatare nga Krimea, në këngën në të cilën angazhohet "për paqe dhe dashuri", flet për dëbimin sovjetik të popullit të saj, e frymëzuar nga tregimet e stërgjyshes së saj, që ka kaluar nëpër këtë episod të errët të historisë sovjetike.