Gamze Türkoğlu Oğuz
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
LAGOS (AA) - Është organizuar në Nigeri Samiti i Sigurisë, ku tema kryesore ka qenë lufta kundër organizatës terroriste, Boko Haram, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e dytë i cili ka pasuar atë të Parisit më 17 maj të 1014-ës, merrnin pjesë, Presidenti i Francës, Francois Hollande, ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Philip Hammond, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, liderë të Afrikës, përfaqësues të OKB-së dhe zyrtarë të lartë të Kinës.
Në një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Nigerisë, Muhammed Buhari, Hollande ka thënë se lufta kundër organizatës terroriste, Boko Haram është duke vazhduar dhe se në këtë kuadër është arritur sukses në veri lindje të vendit.
Duke theksuar se Franca do të vazhdojë të mbështesë forcat shumë kombëshe me materiale dhe logjistikë, Hollande në vijim të fjalës së tij ka bërë thirrje për një prirje ndaj krizës njerëzore të ardhur si pasojë e sulmeve të organizatës terroriste, Boko Haram.
Ndërsa shefi i diplomacisë britanike, Hammond ka theksuar se vendi i tij do të ndihmojë me rreth 57 milionë dollarë Nigerinë në luftën kundër terrorizmit dhe se të paktën një mijë ushtarë do të trajnohen. Ndërkohë edhe shefja e diplomacisë së BE-së, Mogherini ka thënë se janë të gatshëm të japin 15 milionë euro ndihmë për Nigerinë në luftën kundër terrorizmit.