Dildar Baykan Atalay
13 Maj 2022•Përditësim: 13 Maj 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me liderët e vendeve anëtare të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në samitin special SHBA-ASEAN i cili mbahet në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti amerikan ka pozuar për një foto familjare me liderët e vendeve anëtare të ASEAN-it në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
Pas fotos familjare liderët kaluan në darkën e organizuar.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se në kuadër të samitit mes SHBA-së dhe vendeve anëtare të ASEAN-it do të diskutohet bashkëpunimi për klimën, zhvillimin, arsimin, detarinë dhe çështjet për sigurinë e shëndetit global.
I përbërë nga Malajzia, Indonezia, Mianmari, Brunei, Kamboxhia, Laos, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami, ASEAN u krijua më 8 gusht 1967 për të mbështetur bashkëpunimin ekonomik, politik, të sigurisë dhe social-kulturor të vendeve në rajon.