Ekip
19 Dhjetor 2024•Përditësim: 19 Dhjetor 2024
Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, po merr pjesë në takimin e 11-të të samitit të organizatës D-8 në kryeqytetin egjiptian Kajro, raporton Anadolu.
Samiti, i cili ndër të tjera pritet të diskutojë mënyrat për të rritur bashkëpunimin ekonomik midis vendeve anëtare, do të ketë edhe një seancë të posaçme për Palestinën dhe Libanin.
Organizata D-8 u themelua në vitin 1997 në Türkiye, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe social midis vendeve anëtare.
Organizata përfshin Türkiyen, Egjiptin, Nigerinë, Pakistanin, Iranin, Indonezinë, Malajzinë dhe Bangladeshi.