Zafer Fatih Beyaz
20 Tetor 2021•Përditësim: 20 Tetor 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Abuja të Nigerisë, ku ai ndodhet për një vizitë, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, në rezidencën presidenciale u pritën me trupën ceremoniale nga presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari.
Erdoğan dhe Buhari, pasi prezantuan delegacionet e tyre me njëri-tjetrin, pozuan për gazetarët duke shtrënguar duart.
Pas bisedimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve, Erdoğan dhe Buhari do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.