Zehra Nur Düz
30 Gusht 2019•Përditësim: 30 Gusht 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan publikoi një mesazh për të shënuar përvjetorin e 97-të të Ditës së Fitores, një triumf kyç i Turqisë kundër forcave greke në Luftën e Pavarësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke e përshkruar fitoren në vitin 1922 si një deklaratë e vullnetit për pavarësi, Erdoğan tha: "Kombi ynë është i gatshëm të tregojë të njëjtën sakrificë dhe guxim për hir të këtij atdheu edhe sot, siç bëri dje".
"Lufta e Forcave të Armatosura Turke brenda dhe jashtë kufijve tanë për të mbrojtur mbijetesën tonë kombëtare është shembulli më 'i dukshëm' i vendosmërisë së Turqisë", shtoi Erdoğan.
"Ne jemi të vendosur për të thyer të gjitha grackat kundër vendit tonë në veri të Sirisë, Irak dhe Mesdheun Lindor", tha ai.
"Ne kurrë nuk do të lejojmë kapjen e të drejtave të kombit tonë dhe turqve qipriotë", shtoi ai.
Erdoğan përkujtoi gjithashtu Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin e Republikës së Turqisë, dhe uroi mëshirë nga Allahu për ata që humbën jetën në betejë.
Dita e Fitores shënon betejën e fundit kundër forcave greke në Dumlupınar në vitin 1922, dhe i kushtohet Forcave të Armatosura të Turqisë.
Nga 26 gushti deri më 30 gusht të vitit 1922, forcat turke zhvilluan betejën në Dumlupınar në provincën Kutahya në perëndim të Turqisë, ku ushtria pushtuese greke pësoi disfatë.
Në fund të vitit 1922, të gjitha forcat e huaja kishin braktisur territoret që një vit më vonë kolektivisht do të bëheshin Republika e re e Turqisë.