Mustafa Talha Öztürk
27 Gusht 2021•Përditësim: 28 Gusht 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se numri i të vdekurve në sulmet e djeshme terroriste në Kabul ka arritur në 170, raporton Anadolu Agency (AA).
Këto komente presidenti Erdoğan i bëri gjatë vizitës së tij një-ditore në kryeqytetin e Bosnje dhe Herzegovinës, Sarajevë.
Në një konferencë për media, Erdoğan tha se Turqia ka evakuuar të gjitha ekipet dhe civilët e saj nga Afganistani, ndërsa aktualisht ka vetëm një numër të vogël të personelit teknik në vend.
Ai shtoi se tërheqja nga vendet duke ua dorëzuar ato vende organizatave terroriste prodhon pasoja të rënda.
Presidenti turk sot arriti në Sarajevë, ndalesa e parë në mini-turneun e tij në Ballkanin Perëndimor, ku përpos Bosnje dhe Herzegovinën, ai do të vizitojë edhe Malin e Zi.
Nesër, Erdoğan do të arrijë në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi fqinj, me ftesë të presidentit Milo Gjukanoviç.