Ömer Erdem
20 Prill 2021•Përditësim: 21 Prill 2021
Presidenti i Çadit, Idris Deby Itno ka humbur jetën pas plagosjes në konfliktet që janë shfaqur në vijën e frontit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë, Azem Bermandoa Agouna në një deklaratë për televizionin kombëtar, njoftoi se presidenti 68 vjeçar Itno mori pjesë në operacionin e zhvilluar në fundjavë kundër separatistëve në veri të vendit. "Ai u plagos në konfliktet e shfaqura ndërsa sot ka humbur jetën", tha Agouna.
Itno u zgjodh për të 6-tën herë me 79.32 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 11 prill.
Presidenti i Çadit, Idris Deby Itno që prej vitit 1990 e deri më tani ka drejtuar vendin me Partinë Lëvizja Çlirimtare Kombëtare me të cilën erdhi në pushtet.